Natë terrori në Tiranë/ Saimir Tahiri në diskotekë, kurse Rama…


Nga Sali Berisha

Te dashur miq, krimi ne revansh ne kryqendren e vendit. Tirana ishte mbreme nje qytet i pushtuar nga fallanga e krimit. Ajo perjetoi mbreme nje nate terrori te vertet. Ne zemer te saj, zonen me te frekuentuar dhe populluar u vra ish polici A. Z. dhe vrasesi me kapuçon te zi u largua serbes dhe i qete.
Tek “Komuna e Parisit” vrases te tjere derdhen bresheri automatiku mbi biznesmenin L. K. dhe u larguan pa ndonje kokedhimbje. Perveç ketyre, ne rrugen “5 maji” u hodhen ne ere me bomba dhe tritol nje eskavator dhe 200 metra me tutje nje gabine elektrike. Saje qorri thuhet se ishte ne nje diskoteke kurse Rama nga luksi i tij ne Sarajet e Surrelit, vetem pigmenti i betonit te te cilave thuhet se ka kushtuar mbi 80 mije euro, po ndiqte me emocion dhe pasion Juven. Rendi dhe siguria juaj dhe e femijeve tuaj sot jane ne duart e krimit. Vetem revolucioni demokratik mund te riktheje qetesine, rendin dhe sigurine qe meritojne qytetaret shqiptare! sb
tahiri-disko-637x445