Naser Osmani thotë se po kthehet nga Tirana, se di për çka dyshohet

Deputeti i LDK’së ka thënë se është duke u kthyer nga Tirana dhe se nuk e di për çka akuzohet.
(E plotësuar)

Ish anëtari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Naser Osmani, i cili përmendet ne mesin e personave që do të merren në pyetje në ndërlidhje me procesin privatizimit të fabrikës së armaturës ndërtimore FAN në Podujevë, ka treguar se pasi që ka marrë ftesën nga organet e rendit për të dhënë sqarime, “është duke u kthyer nga Tirana në Prishtinë”.

“Nuk e di për çka akuzohem, do ta mësoj për çka, por nga ajo çka dëgjova ka të bëjë më një votim që ka ndodh në AKP në një privatizim, i cili është kryer vite më parë, para se me qenë unë aty”, ka thënë Osmani për REL.

Ky vendim, ka sqaruar Osmani, është marrë nga Bordi i AKP-së, në kohën kur anëtarë të bordit ishin tre pjesëtarë vendorë dhe tre ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe të ndjeriin, Dino Asanaj, i cili ishte drejtor i Bordit të AKP-së.

Ja emrat e të arrestuarve, edhe Naser Osmani në mesin e të dyshuarve

Burime të gazetës Express brenda policisë kanë thënë se kanë arrestuar disa prej të dyshuarve për dallavere me prona në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Në mesin e të dyshuarve është edhe deputeti i LDK’së, Naser Osmani, ish anëtar i Bordit të AKP’së.

Po tij, në listën e të dyshuarve janë edhe: Shkëlzen Lluka, ish-drejtor i AKP’së,

Naim Avdiu, ish Zëvendësdrejtor,Melita Ymeraga, Udhëheqëse e Njësisë së Monitorimit në AKP, Adrian Kelmendi, UD kryesues i Zyrës së monitorimit në , Nehat Islami, ish zyrtar i monitorimit në AKP; Kreshnik Lleshi – ish zyrtar i monitorimit në AKP

Agron Kamberaj, ish kryesues i njësisë së monitorimit në AKP

Po ashtu, të dyshuar të tjerë janë edhe Bahri Shabani ish anëtar t AKP’së.

Listës së të dyshuarve i shtohen edhe tre ndërkombëtarë të cilët kanë imunitet diplomatik. Ata janë Lisa Brodey, Hubert Warsmann dhe Muhammed Omran.

Ndërkohë, arrestime pritet të ndodhin edhe në Komunën e Podujevës, ku të dyshuar janë Tahir Sahiti, Ismet Asllani, Ilaz Haliti dhe Shefki Maliqi.