NASA zbulon shenja jete ne Mars

loading...

Shkencëtarët e NASA-s Agjencia Amerikane e Hapësirës thonë se në planetin Mars mund të ketë pasur jetë. Të dhënat e mbledhura nga ‘Curiosity’ tregojnë se dikur ambienti në Mars të paktën në disa zona të tij ishte i ngrohtë i lagësht me elementet e nevojshme kimike që mund të mbështesnin forma jetë të ngjashme me ato të mikro-organizmave që jetojnë në Tokë.Të dhëna e reja vijnë nga analizat e mostrave të pluhurit të gurëve në Mars që tregojnë se Planeti i Kuq dikur ka qenë një mjedis i ngrohtë dhe i lagësht që do të mirëpriste pa asnjë dyshim format mikrobiologjike të jetës. Sonda e NASA-s Curiosity ka shpuar në një shkëmb pranë një zone që mendohet se dikur ka qenë shtrati i një lumi të lashtë në Mars dhe ka analizuar mostrën e pluhurit të nxjerrë nga brendësia e shkëmbit. Shkencëtarët thonë se mostrat e marra në gjirin marsian Yellowknife përmbajnë disa elementë kimikë kyç për jetën duke përfshirë oksigjen hidrogjen dhe karbon.“Marsi është një mjedis i lashtë me elementet e duhura. Mineralet tregojnë se dikur Planeti i Kuq ka qenë një mjedis thuajse neutral me ujë pak të kripur me të gjitha parakushtet për të mbështetur jetën mjedis i banueshëm” – tha Michael Meyer drejtori i programit për kërkime në Mars.

loading...