NASA perplas dy satelite ne hene

Agjencia hapësinore e SHBA-së NASA ka komanduar përplasjen mes vete të dy satelitëve pa njerëz në një mal afër polit verior të hënës.Paisjet hapësinore binjake të quajtura “Ebb” dhe “Flow” kanë kryer një mision të gjatë më shumë se një vit që përfshinte fluturimin rreth hënës për të mbledhur të dhëna që iu lejonin hulumtuesve në hartimin e hartave mbi gravitetin e hënës. Kjo ka qenë pjesë e një projekti për të mësuar më shumë për brendësinë e hënës dhe historinë e saj.