NASA jep alarmin: Dielli ka filluar …

step5
NASA ka publikuar imazhe shokuese mbi fenomenin e “vrimave kurorë” në diell të cilat aktualisht mbulojnë gati 10% të sipërfaqes së diellit.

Sipas NASA, dy fusha të mëdha gri janë duke u zgjeruar në polet e diellit dhe kërcënojnë të shuajnë yllin pa të cilin jeta në tokë do të ishte e pamundur.

Kjo është njëkohësisht sipërfaqja gri më e madhe e regjistruar ndonjëherë në historinë e vëzhgimeve diellore.

Vrima më e madhe është pozicionuar në polin jugor të yllit dhe mbulon të paktën 8% të sipërfaqes totale të Diellit, rreth 230.000.000.000 km2, që e bën atë një nga zonat më të gjera të vërejtura ndonjëherë nga shkencëtarët.

Ndërsa vrima më e vogël, është e vendosur në anën tjetër të polit dhe ka një formë më të zgjatur: do të mbulonte përafërsisht 0,16% të sipërfaqes diellore.

E nëse dielli shuhet? A duhet të shqetësohemi?

“Të ashtuquajturat ‘vrima kurorë’ janë fusha në të cilat kurora e diellit është e errët, temperaturat janë më të ulëta në zonat përreth dhe plazma ka një dendësi më të ulët. Ato mund të krijojnë stuhi diellore që mund të ndikojnë edhe në Tokë”, konfirmoi NASA. Sipas ekspertëve, “era diellore” çlirohet vazhdimisht por bëhet më e fortë kur shfaqen “vrimat e zeza”.

Kjo mund të përbëjë një rrezik për planetin tonë: shkarkimi i grimcave dielloremund të jetë vdekjeprurës. Për fat të mirë, megjithatë, atmosfera vepron si një mburojë mbrojtëse, dhe kur dielli “njolloset” rrezikohet vetëm një shtim i “agimeve polare”. /Albeu/