Napoli kërkon 60 milionë euro për Cavanin

loading...

cavani

loading...
Krerët e Napolit kanë paralajmëruar Manchester Cityn dhe Real Madridin se duhet të paguajnë hiq me pak se 60 milionë euro nëse dëshirojnë të blejnë sulmuesin Edinson Cavanin. “Qytetarët” dhe ‘Los Blancos’ ka kohë që janë duke e vëzhguar 26 vjeçarin, i cili po shkëlqen në këtë sezon të garave tek napolitanët.

Presidenti i Napolit. Aurelio De Laurentiis, ka thënë se nuk është i interesuar për ta shitur yllin e tyre, por sipas tij, Cavani mund të shitet për shifrën 60 milionë euro. “Në kontratën e tij është përfshirë një kaluzolë shumë e lartë. Ne duam që ai të qëndrojë këtu, por nëse një klub do të paguajë 60 milionë euro, atëherë ne jemi të gatshëm ta dëgjojmë ofertën”, ka thënë De Laurentiis, shkruan Kosovapress.

“Duhet të jemi të qartë se vendimin përfundimtar e merr Cavani. Ai e di se këtu është i respektuar dhe njerëzit e duan atë”, tha ai.

loading...