Nadal fiton turneun Indian Wells – VIDEO

nadal

Rafael Nadal ka arritur të fitojë turneun Indian Wells ndaj Juan Martin del Potro pas 2 orë e 29 minutash lojë. Tenisti spanjoll mundi argjentinasin me rezultatin 4-6, 6-3 dhe 6-4.

Me këtë triumf, Nadal numëron më shumë tituj Masters se çdo lojtar tjetër i ATP-së, 22. I dyti renditet Roger Federer me 21 tituj Masters në karrierë.

Me këtë titull, Nadal rekuperon edhe vendin e katërt në renditjen e ATP-së pasi spanjolli kishte humbur shumë pozicione për shkak të mungesës prej 7 muajsh si pasojë e dëmtimit.