Mynih: 14-vjeçari shqiptar i qëlluar me plumb në fyt shpëton mrekullisht

I plagosur rëndë në sulmin në Mynih, të Gjermanisë, ka mbetur edhe Benet Adili, nga Konçuli i Bujanocit.

Sipas mediave 14-vjeçari i është nënshtruar një operacioni në fyt, ndërsa mjekët gjerman thonë se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetë, trasmeton tvklan.

Ai ishte qëlluar më qendrën tregtare ku ndodhi sulmi dhe ishte lënduar në fyt dhe në veshkë.

Tre të rinj të tjerë nga Kosova humbën jetën tragjikisht në sulmin djeshëm.

18-vjeçari iranian duket se kishte planifikuar çdo gjë me detaje, ndërsa motivet e këtij sulmi barbar ende nuk dihen.