Mustafi: S’kam fjalë ta përshkruajë këtë ndjenjë

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, nuk di si ta përshkruajë ndjesinë e të fituarit trofeun e Kupës së Botës.

Është shqiptari i parë që ka arritur deri te një medalje në Kupën e Botës. Madje, duke luajtur në tri ndeshje dhe duke e fituar hiq më pak se medaljen e artë.

Shkodran Mustafi tani nuk ka fjalë të përshkruajë se si po ndihet pasi fitoi me Gjermaninë Kupën e Botës.

“Unë jam 22-vje?ar, një lojtar i ri. Pas ndeshjeve të mia të para me skuadrën përfaqësuesese, unë u thirra në momentet e fundit dhe tani po e ngris lartë trofeun e Kupës së Botës. Është e pabesueshme”, u shpreh Mustafi.

“Ju nuk mund ta përshkruani këtë ndjenjë. Nuk e di se ?farë po ndjej tani”, shtoi tutje Shkodrani.