Mustafa: Veteranët e UÇK-së nuk djegin libra

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhet e PDK-së, Rrustem Mustafa, i cili ka qenë komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, thotë se veteranët nuk djegin libra.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar tërthorazi për ngjarjen e para disa ditëve ku në Ferizaj u dogj libri i Veton Surroi “Këmbet e Gjarprit”.

“Ata (veteranët) duhet të lexojnë dhe vlerësojnë! Ngase veteranët kanë luftuar që edhe ata që mendojnë ndryshe të kenë të drejt të shprehen lirisht. Ka libra në të gjitha gjuhet e botës që shohin LIRINË tonë si vet UÇK-ja. Te ne duhet lejuar që në raftet e librave të qyteteve tona të jenë edhe libra nga autorët serbë dhe të tjerë që mendojnë si të duan, tani ka një vlerësim NOTORE të ditur për UÇK-në. UÇK-ja ka hapur rrugën për liri dhe perspektivë në vendin tonë dhe me gjerë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.