Mustafa: Thaçi po i trajton qytetarët si azilantë

loading...

loading...
Në një takim me anëtarësinë e LDK-së në Nëndegën e Bradashit të Podujevës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se qytetarët e Kosovës nga qeveria aktuale po trajtohen sikur të ishin azilantë. Në këtë takim, kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, ka shprehur bindjen se LDK do t’i fitojë zgjedhjet nacionale kurse kryeministër i vendit do të jetë akademik Isa Mustafa.

Duke iu referuar diskriminimit që qeveria aktuale po ia bënë Llapit, kryetari Mustafa tha se qeverisja e ardhshme e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga LDK do ta ndihmoj kryetarin Veliu në realizimin e projekteve të tij në dobi të qytetarëve Llapjan.
“Qytetarët e Kosovës nga qeveria aktuale po trajtohen sikur të jenë azilantë, duke u ofruar ndihma në këtë kohë. Ata nuk kanë nevojë për ndihma nga qeveria, sepse ndihmat nuk janë zgjidhje. Qytetarëve të Kosovës iu duhet zhvillimi dhe krijimi i mundësive për të punuar dhe fituar dhe këtë e garanton Lidhja Demokratike e Kosovës, me fitoren e saj “, tha kryetari Mustafa
Nënkryetari i LDK-së, akademik Sabri Hamiti, para të pranishmëve rikujtoi Kuvendin
e themelimit të LDK –së në Llap, i cili ishte mbajtur në po të njëjtin hol ,ku u mbajt edhe takimi i sotëm. Duke kujtuar këtë ngjarje dhe traditën e LDK-së, Hamiti i ftoi qytetarët e Podujevës për mobilizim për ta kthyer LDK në vendin të cilin i takon.

loading...