Mustafa shkarkon Jabllanoviqin?

Passport

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, nuk e ka shkarkuar ministrin për kthim dhe komunitete, Aleksander Jabllanoviq.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se respekton të drejtën për protestën dhe se vendi po ballafaqohet me shumë probleme sociale.“Qeveria respekton të drejtat e protestuesve. Konsideron se vendi po ballafaqohet me shumë probleme, si varfëria dhe papunësia. Këto shqetësime do të punojmë që ti zgjidhim”, tha Mustafa në mbledhjen e qeverisë, transmeton Telegrafi.

Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve për maturi dhe tolerancë, ndërsa subjekteve politike që ambiciet e tyre t’i realizojnë përmes zgjedhjeve.

“Republika e Kosovës, institucionet i ndërton mbi votën e lirë. Dënojmë ashpër aktet vandale ndaj institucioneve dhe qytetarëve. Ftojmë qytetarët për pjekuri, maturi dhe tolerance. Eskalimi i situatës ju konvenon armiqve të Kosovës. Qeveria nga subjektet politike kërkon që ambiciet e tyre politike t’i realizojnë përmes zgjedhjeve. Shprehim vendosmërinë që të mos lejojmë që të cenojmë vendin dhe qytetarët e saj”, ka thënë ndër të tjerash Mustafa.