Mustafa: Jo me çdo kusht marrëveshje me VV-në

Kryetari i Parlamentit, njëherësh Kryetar i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka çarje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Mustafa ka deklaruar se ka dallime në disa çështje.

“Janë disa çështje për të cilat kemi dallime; jemi duke punuar për t’i përafruar qëndrimet dhe besoj se jemi në rrugë të mirë”, ka thënë ai.

“Kemi vullnet për ta pasur Vetëvendosjen në Qeveri, por jo me çdo kusht. Nëse atyre nuk u pëlqen, mund të vazhdojnë… Përndryshe, do të ishte shumë mirë sikurse ata të ishin në Qeveri”, ka shtuar Mustafa.