Mustafa dhe Aliu mbeten kandidatë

Partitë nuk janë duke menduar kandidatë të tjerë, përveç atyre që i kandiduan në seancën e kontestuar të konstituimit të legjislaturës së re kosovare. Gjykata nuk jep data se kur pritet vendimi.
Dy blloqet politike që janë vënë përballë njëri-tjetrit në fitimin e së drejtës bazë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, pas ndërprerjes së seancës së kaluar, PDK-ja me partnerët e koalicionit parazgjedhor, dhe LDK-ja me koalicionin paszgjedhor, duket që do të dalin me kandidatët e njëjtë për kryetar Kuvendi, edhe në rastin e anulimit të seancës së kaluar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe rikthimit në votim të ri të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit me gjithë eskortën tjetër të nënkryetarëve./Kosova Sot/