Musa Xhaferi dorëhiqet pas disa ditësh!?

loading...


Zv. kryeministri Musa Xhaferi pritet që gjatë ditëve në vazhdim të dorëhiqet nga posti i zv.kryeministrit të Republikës së Maqedonisë pas skandalit të bisedës erotike në telefon me deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti, mëson portali Albeu nga burime brenda BDI-së.

Keto burime theksojnë se largimi i Musa Xhaferit është gati i sigurtë dhe se kjo temë tashë po flitet hapur brenda partisë.

Në fakt, ka vite që elektorati i kësaj partie por edhe figura të njohura brenda BDI-së janë të pakënaqur me Xhaferin, ndërsa duket se skandali i fundit ka mbushur kupën dhe do të jetë “vdekjeprurëse” për karrierën politike të 58-vjeçarit nga Kërçova.

Burimet e njëjta theksojnë gjithashtu se kjo edhe ka qenë tema kryesore e mbledhjes së sotme të kryesisë së BDI-së, ku nuk është marrë ndonjë vendim konkret.
a1

loading...

loading...