Murinjo flet në mbështetje të “të ndershmit” Pandev

1363815652_0

Zhoze Murinjo ka mbështetur publikisht Goran Pandev i cili tregoi “forcë dhe ndershmëri” duke vënë në diskutim vlefshmërinë e votës që ai kishte hedhur në votimet për “Trajneri i Vitit FIFA 2012”. Trajneri portugez ishte ai që hodhi dyshime mbi mënyrën se si ishte kryer ky votim, i mbështetur edhe nga fjalët e sulmuesit. Por FIFA një ditë më parë publikoi shkresën që kishte mbërritur nga Maqedonia ku shihej qartë se Pandev nuk kishte votuar për portugezin por për Del Bosken.
Ndonëse lojtari pretendon se ajo nuk është firma e tij dhe FIFA i ka kërkuar futbollistit të kërkojë shpjegime në Federatën e vendit të tij, Murinjo mendon se Pandev ka treguar forcë të jashtëzakonshme duke mbrojtur versionin e tij të ngjarjeve.
“Pande ishte një prej lojtarëve që më telefonoi. Të tjerët preferuan të qëndrojnë anonimë dhe unë vetëm mund ta respektoj një gjë të tillë. Unë vlerësoj shumë ndershmërinë dhe forcën e Pandev”, ishin fjalët e Murinjos.
“Qëllimi im ishte të shpjegoja përse nuk mora pjesë në mbrëmjen gala, jo pse nuk fitova. Me shumë mundësi nuk do ta kisha fituar gjithsesi, por gjërat janë shumë më të qarta për mua tani dhe askush nuk mund të më kritikojë”, ishte deklarata e Murinjos.