Mur gjigand prej rere mahnit banoret e Australise (Foto)

loading...

Një “mur gjigant prej rëre” u ngrit në qiell nga erërat e forta në brigjet veri-perëndimore të Australisë, ndërkohë që banorët përgatiten për një stuhi tropikale.Imazhet e kapura tregojnë se si bashkë me retë e stuhisë, udhëtojnë edhe grimcat e rërës së ngritur nga erërat e forta në shkretërirat në zonat qendrore të vendit.Rrymat ajrore udhëtuan për kilometra me radhë në shoqërinë e grimcave të rërës së kuqe dhe në disa zona përpinë në brendi anije e varka të shumta peshkimi. Dëshmitarët thanë se shikueshmëria në brendi të stuhisë, nuk shkonte më shumë se 100 metër larg.Ndërkohë, banorët në brigjet veri-perëndimore po përgatiten për goditjen e stuhisë, e konsideruar si ciklon i shkallës së tretë.

1

loading...
2 Capture

loading...