Mungesa e hekurit në organizëm vërehet nga këto simptoma

loading...

loading...

Gjithmonë ndiqni shenjat që trupi juaj i dërgon. Këto janë simptomat më të zakonshme të mungesës së hekurit në trup.
Lodhja e vazhdueshme dhe gulçimi

Nëse me shpejtësi fillon t’ju merret fryma gjatë aktiviteteve të përditshme të tilla si ecja, punët e shtëpisë apo ushtrimet, është e mundur që trupit tuaj i mungon hekuri. Trupat tanë përdorin hekurin për të prodhuar hemoglobinën, e cila gjendet në qelizat e kuqe të gjakut, që kontribuojnë në transmetimin e oksigjenit. Mungesa e oksigjenit në gjak çon në ndjenjën e lodhjes së vazhdueshme.

Përqendrimi i dobët

Nëse vini re se përqendrimi juaj është i dobët dhe me vështirësi i kryeni të gjitha detyrat e përditshme, që më parë mund t’i bënit lehtë, është e mundur që problemi qëndron në vlerat e reduktuara të hekurit në trup.

Mospërfillja

Një nga simptomat e mundshme të mungesës së hekurit mund të jetë edhe apatia dhe depresioni. Nëse vëreni ndryshime në humor dhe emocione si dhe nëse nuk e keni vullnetin për të bërë gjëra që normalisht ju kënaqin, patjetër duhet të bëni testin e pasqyrës së gjakut.

Lëkurë të zbehtë

Lëkura e zbehtë mund të jetë një tregues i hekurit të reduktuar. Zbehja e lëkurës shkaktohet nga qarkullimi i dobët i gjakut dhe një numër i reduktuar i qelizave të kuqe të gjakut.

Më pak energji dhe kondicion i dobët

Mungesa e hekurit redukton aftësinë fizike dhe durimin e trupit. Nëse ushtroni rregullisht, ju do të vini re se aktiviteti juaj fizik bëhet shumë i mundimshëm.

Dhimbja e muskujve

Nëse pas një shëtitje të gjatë ose një stërvitje ndjeni dhimbje të fortë në muskuj dhe nuk kanë bërë asgjë që përndryshe e bëni, ndoshta trupi juaj është duke thënë se i mungon hekuri. Një situatë e tillë ngadalëson shërimin e muskujve.

Thonjtë e brishtë

Kur thonjtë nuk janë të fortë si më parë apo thehen lehtë, është koha e duhur për të bërë analizën e pasqyrës së gjakut, sepse është e mundur që të keni mungesë të hekurit në trup.

Sëmundjet e zakonshme

Nëse krejtë dimrin e kaloni të ftohur dhe me infeksione të ndryshme dhe shpesh vuani nga sëmundjet e frymëmarrjes, arsye për këtë mund të jetë mungesa e hekurit.

Ngjyra e urinës

Nëse gjatë urinimit vëreni se ngjyra e urines është krejt e ndryshme, menjëherë bëni një termin te mjeku. Kur trupit i mungon hekuri, urina bëhet ngjyrë rozë apo edhe në të kuqe.

loading...