Mundohet ta imitojë Higuitan, del qesharak! (Video)


Një portier hungarez është munduar ta imitojë portierin legjendar kolumbian René Higuita, i cili bënte pritje karakteristike me këmbë, përkatësisht pritja ‘Scorpion’, në kohën kur mbronte për vendin e tij.
Në një seance stërvitore, portieri hungarez u mundua ta priste topin me këmbë nga pas, por topi përfundoi vetëm në shpinën e tij, pas një goditjeje të lirë të kundërshtarit.
Për këtë veprim, i cili më shumë doli të ishte qesharak, e jo si ai legjendar i Higuitas, portieri megjithatë nuk mbeti duarthatë, pasi mori duartrokitje nga të pranishmit. /LajmeOnline/