Mund të imagjinoni sa është paga mujore e drejtorit të Coca-Colës?

1020-cocacola_full_600

Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “Coca-Cola”, Muhtar Kent, vitin e kaluar ka fituar një pagë vjetore prej 21.6 milion  dollarë, duke përfshirë edhe bonuset dhe përfitimet.

Paga mujore prej 1,6 milion dollarë në vitin 2012 ka qenë e rritur për 15%. Përveç kësaj ai ka përfituar edhe aksione me vlerë deri 13.1 milion dollarë, ndërsa si për stimulim për punën e suksesshme të kompanisë, ai ka fituar edhe 6 milion dollarë shtesë.

Në vitin 2011, Kent ka fituar pagë më të vogël se vitin e kaluar, ku sipas vlerësimeve nga ana e agjencisë “AP”, e njejta ishte 21.2 milion dollarë.

“Coca-Cola” ka njoftua se vitin e kaluar është rritur fitimi për 5% në 9.02 miliardë dollarë, ndërsa po ashtu edhe shitja ka pasur rritje për 4%.

60-vjeçari Kent është amerikan me prejardhje turke, i cili në kompaninë e “Coca-Colës” punon prej vitin 1978, ndërsa në krye të kompanisë është vendosur në kohën e krizës ekonomike në vitin 2008.