Mund ta njihni pas këtij photoshop-i kaq të tmerrshëm se cila është?

kd

Mesa duket, kohët e fundit photoshop-i ka kaluar çdo kufi!
Pas Sarah Jessica Parker, të cilën pas një përpunimi mjaftë profesional të cilën e paraqitën të panjohur dhe shumë të “re”, tashmë radha e… Cameron Diaz, për të cilën mjeshtrat e photoshop-it kanë bërë një punë tepër cilësore, por dhe sa mashtruese.

Kështu, për nevojë të revistës “Interview”, por vetëm për tirazhin që do të shitet në Rusi në muajin mars, Diaz paraqitet si një super modele dhe tejet e ndritshme, që bie në ndesh me realitetin e hidhur!
Ndërkohë, kritikët e artit kanë filluar të reagojnë ashër ndaj këtij fenomeni, pasi janë me mijëra vajzat e reja të cilat bien preh e falsifikimeve të tilla, pasi duan që t’ju ngjasojnë idhujve fals të tyre. Kozikografi amerikanë, Perez Hilton pohon se Diaz ngjan më shumë me figurën prej dylli të David Bowie, pasi fytyra e saj mos shprehëse dhe e ftohtë…
Madje, akuzon dhe drejtorinë e revistës për përdorimin shumë të tepruar të photoshop dhe të solariumit që ka bërë Diaz.
Në foton e fundit, shikoni se si është në realitet Diaz, e cila u fotografua ndërsa po shëtiste nëpër rrugët e New York-ut.

Diaz 2Diaz 3Diaz 4Diaz 5