Muller: Ja formula që e mposhtëm Messin

“Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje, të dalim shpejt në sulm dhe të fusim në punë krahët. Nëse kjo taktikë nuk funksionon, atëherë ne mund të përdorin goditjet standarde. Atje ku ne jemi kthyer në ‘mbretër’”. Formula që do të ndihmojë Gjermaninë për të qepur yllin e katërt në zemër është shumë e lehtë për Thomas Mullerin që zbulon diçka të tillë buzagaz.
Rëndësia – 24-vjeçari që po luan tani edicionin e dytë të Botërorit në karrierën e tij, ishte i qetë edhe pse nga finalja e madhe e ndajnë vetëm pak orë. “Kjo është ndeshja më e rëndësishme që një futbollist luan në karrierën e vet. Një event i tillë mbahet një herë në katër vite dhe them me shumë siguri se vlen më shumë se finalja e Ligës së Kampioneve”, komentoi Muller.
Jo vetëm Mesi – Nga salla ishte e pashmangshme pyetja klasike mbi Mesin. Por për Mylerin “asi” argjentinas nuk paraqet një rrezik të madh pasi, si thotë vetë, ai nuk e ka mposhtur asnjëherë në ndeshje zyrtare. “Kundër Mesit, kemi luajtur edhe herë të tjera dhe them se ia kemi dalë me sukses. Mos gabohem, nuk kam humbur asnjëherë kundër tij. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur ndaj tij është ta shqetësojmë duke e shqetësuar dhe më pas t’i marrim topin. Edhe pse mendoj se duhet që të luajmë si skuadër ndaj tyre. S’duhet të harrojmë se Argjentina nuk ka vetëm Mesin”.
Maratonomak – Deri më tani, Thomas Muller dallon nga Leo Mesi për kilometrat e përshkruara në fushë. Numri 13 i gjermanëve, në 6 takime, ka përshkruar plot 16.9 kilometra më shumë sesa numri 10 i Argjentinës.
“Futbolli është një sport ku duhet të vraposh shumë. Të duhet shumë lëvizshmëri. Mendoj se edhe në finale më duhet të bëj diçka të tillë. Duhet të arrij limitin tim. Kjo është loja ime. Mesi nuk është më i ngadaltë se unë”, komentoi 24-vjeçari.
“Këpuca e Artë” – Një tjetër çështje për të cilën e pyetën gjatë konferencës për shtyp ishte edhe ajo që kishte të bënte me trofeun e goleadorit të sezonit. “Dy objektivat kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën. Nëse shënoj gol, mund të fitoj ‘Këpucën e artë’ si dhe të ndihmoj ekipin në triumfin final”, tha Muller.
Gjithçka për… “Për të fituar një trofe si ky, jemi gati që të bëjmë gjithçka. Do të japim sa kemi në mundësitë tona që të bëjmë edhe një herë tifozët të gëzojnë”, premtoi “mullixhiu”. /albeu
179-500x310