Mujota shpërblen Lushtakët me 5 milion euro

loading...

loading...
Lushtakët do ta ndërtojnë autostradën, përkatësisht do ta bëjnë zgjerimin e disa kilometrave të rrugës Gjurgjicë – Pejë.Adnan Lushtaku (1965) dhe kompania e tij “Dreni Inginiering” që është në konzorcium me kompaninë “Graniti” përkatësisht konzorciumi “Graniti & Dreni Inginiering” janë fitues të tenderit për zgjerimin e rrugës M9 – Segmenti: Gjurgjicë – Kijevë, Sektori “D” – Lot 1 (Gjurgjicë – Llozicë) dhe Lot 2 (Llozicë – Mleçan), bën të ditur sot gazeta “Bota sot” në Prishtinë.

Ky konzorcium u shpall fitues me ofertën 5 milionë e 643 mijë euro. Kishte çmimin e ofertës më të shtrenjtë, dhe si të shtrenjtë ishte i renditur në listë i 13-ti. Adnan Lushtaku edhe me parë kishte marrë tender nga Qeveria Thaçi.

Më 5.06.2013, Ministria e Infrastrukturës e Fehmi Mujotës (PDK), ka shpallur tenderin për “Ndërtimi i Urave në R113, Zhur-Dragash – lokacioni Brezne dhe Buqe”. Fitues i këtij tenderi me vlerën e përgjithshme të tenderit 192,223.74 Euro ka dalë kompania “Dreni Inginiering” e Adnan Lushtakut nga Skenderaj.

Kjo kompani ofroi vlerën ofertuese të tenderit të përgjegjshëm me çmimin më të lartë: 210,755.50 Euro (vlera ofertuese më e madhe se vlera e planifikuar nga AK.

loading...