Muaji qershor i pazakontë edhe për sinoptikanët: Nis këtë fundjavë…

Temperaturat e larta të të nxehtit afrikan janë shumë pranë ndaj duhet të bëni shumë kujdes. Ky muaj do të jetë i pazakontë edhe për sinoptikanët, të cilët shpehen se aktualisht jemi në periferi të valës së nxehtë.

Sipas tyre, java e tretë e qershorit e vendos vendin tonë në qendër të tij, ku termometri do të shënojë edhe 36 gradë.

“Deri në fundjavë do të mbetemi në këto vlera termike ku maksimalja në rang territori pritet të shënohet deri në 32-33 gradë Celsius. Ndërkohë dita e dielë apo edhe fillimi i javës tjetër do të sjellë një tjetër rritje të temperaturave.

Duke qenë në periferi të valës së të nxehtit pritet që temperatura maksimale të shkojë jo më shumë se 35 apo 36 gradë Celsius”, – është shprehur, sinoptikania Lajda Porja.

Kjo verë sipas saj do të jetë e nxehtë, por jo më shumë se ato të dy viteve të shkuara. “por nëse do tra krahasonim me 2015 dhe 2016-ën të cilat edhe globalisht ishin verat më të nxehta kjo do të jetë më e freskët”, – shprehet ajo për Tv Klan. Krahas temperaturave të larta, qershori do të ketë herë pas herë edhe rrebeshe shiu.