Muaji juaj i lindjes, tregues i sëmundjeve që mund t’ju prekin

Muaji në të cilin keni lindur mund të ndikojë në faktin se nga çfarë sëmundjesh rrezikoheni të prekeni me kalimin e viteve.

Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh nga Spanja, të cilët, pasi përcaktuan muajt e lindjes për 27 sëmundje kronike për të parë nëse bën ndonjë ndryshim me shëndetin në terma afatgjatë, u surpizuan kur zbuluan se kishte një ndikim të konsiderueshëm për disa gjendje shëndetësore.

Meshkujt e lindur në shtator, për shembull, ishin tre herë më të rrezikuar që të vuanin nga probleme me tiroidet, se ata të lindur në janar.

Bebet e lindur në muajin gusht janë dyfish më të rrezikuar nga astma, krahasuar me ata të lindur në fillim të këtij viti. Ngjashëm, edhe vajzat e lindura në korrik janë 27% më shumë të rrezikuar me tension të lartë të gjakut, ndërsa ato të lindura në tetor rrezikohen nga anemia.

Studimi i kryer nga Universiteti Alicante, tek afro 30 mijë njerëz, zbuloi gjithashtu se disa muaj kanë efekte përfituese në shëndet, raporton The Telegraph..