Mrekullia që po bën xhiron e botës/Fëmija lind brënda qeses amniotike |FOTO/VIDEO|

Qeskat amniotike është një qese e qartë lëngjeve, të zbehtë brenda barkut ku foshnja e palindur zhvillohet dhe të rritet.

Silas Johnson erdhi në jetë tre muaj përpara kohës që ishte parashikuar. Edhe pse ka vetëm një ditë që ka ardhur në jetë, ai është bërë i famshëm, kjo pasi ai lindi sëbashku me qesen amiotike rreth tij. Mjekët në spitalin e Los Angeles u shokuan pasi ajo që doli nga trupi i nënës ngjasonte më tepër si një flluskë e madhe me një bebe të vogël brenda.

Silas lindi nëpërmjet një ndërhyrjeje çezariane dhe ai dukej qartë nga membrana transparente sesi shtynte me duart e vogla sipërfaqen e  qeses amniotike. Kjo qese është shtëpia e fetusit gjatë muajve të shtatëzanisë dhe lëngu brenda saj, shëbren për ta mbrojtur atë. Ky lëng zakonisht çlirohet pak përpara lindjes ndërsa në ndërhyrjet çezariane, në rast se kjo nuk ka ndodhur, qeska çahet nga doktorët ndërkohë që bëjnë prerjen.

Fatmirësisht vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore ndërkohë që e ëma e quan një fëmijë special./Navigo News