Mrekullia e jetës: Fotoja që po thyen rrjetin


KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Është një foto e mrekullueshme, nga ato që fiksohen një në një milion: Pikërisht ai momenti kur bebja nis të dalë nga trupi i nënës.

Kjo foto unike dhe e pacensuruar po thyen rrjetin, pasi u postua fillimisht nga fotografja Morag Hasting.

Në fakt fotoja u ndalua nga rrjeti social, Facebook, duke theksuar se ka përmbajtje seksuale.

Por fotografja dhe shumë nëna të revoltuara thonë se kjo është e padrejtë.

Sipas tyre, në rrjetet sociale ka shumë imazhe të modeleve dhe këngëtareve nudo, por nuk ndalohen.

“Kjo foto nuk përmban kurrfarë imazhi seksual,” thotë ajo.

“Mësohu me këtë Facebook, është viti 2016, gratë janë më shumë se objekte seksuale. Ne jemi krijesa fantastike që krijojmë jetën dhe duam ta ndajmë lirshëm këtë moment, që të mësojmë për lindjen në mënyrë të shëndetshme”.
Kjo nuk është hera e parë që mamatë luftojnë për të drejtën e tyre që të publikohen në rrjetet sociale këto momente.

Sidomos e fortë mbetet fushata për të mos ndaluar fotot dhe videot e nënave që ushqejnë me qumësht gjiri të vegjlit.

Videoja e mëposhtme tregon se si një fëmijë i porsalindur përdor instinktin e tij për të gjetur thithkën e nënës./Mapo
phaa