Mposhten Blero Meda e Afrim Muqiqi

aa

Tre nga këngëtarët më aktiv të estradës sonë muzikore, Blerim Muharremi – Blero, Mehedin Përgjegjaj – Meda e Afrim Muçiqi, u bënë pjesë e së njejtës ekipë futbollistike. Bashkë me kolegë të tjerë këngëtarë, ata luajtën kundër veteranëve të ‘’Prishtinës”, në një ndeshje përkujtimore, ku edhe u mposhtën me rezultat 5 me 3. Meda nuk ishte shumë i kënaqur me performanceën e tij, si pasojë e disa ndërhyrjeve kirurgjike. “Pas lëndimit të këmbës, jam operuar tre herë brenda një viti. Mendoj se me këngë më ecën më mire se me futboll”, ka thenë ai për Klan, për dallim nga Muçiqi, i cili pa modesti ka thenë se është i mire në të dyja, sport dhe muzikë.