MPB-ja e Policia mbesin pa 580 mijë euro

Policia e Kosovës kishte planifikuar të blejë dhe investojë në shumë departamente të saj në fillim të vitit.

E gjithë kjo, bazuar në buxhetin e ndarë nga Ministria e Financave dhe miratuar nga Qeveria. Ishte planifikuar që për Policinë Kufitare të blihen armë të gjata, pajisje të specializuara, pastaj për hetuesit e krimeve kompjuterike, të blihen pajisje kundër krimeve teknologjike, shkruan Tribuna.

Por Policia nuk do të mund të marrë asnjë nga këto e as të zbatojë planet në disa sektorë të tjerë. Kjo për faktin e me rishikimin buxhetit për vitin 2013, Qeveria ka shkurtuar shpenzimet e shumë organizatave buxhetore./LajmeOnline/