Mourinho sms dashurie Abramoviçit

article-2133242-0128C8AF000004B0-247_468x286

Tashmë në një marrëdhënie drejt fundit me Real Madrid, Jose Mourinho po lëviz në lidhje me të ardhmen e tij. Tekniku portugez nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për tu rikthyer në Premier League dhe sipas asaj që raporton “Daily Express”, kjo gjë mund të realizohet falë Chelsea-t.

“Special One” i ka dërguar një sms presidentit të Bluve Roman Abramoviç për ti hapur rrugë një rikthimi të bujshëm në “Stamford Brigde”.

Gjithmonë sipas tabloidit britanik, Mou ka takuar edhe disa “senatorë” të Chelsea si: Terry, Lampard, Cole dhe Cech për të mësuar më shumë rreth situatës në kampin londinez.

Për trajnerin e Real Madrid interesohet edhe Manchester City por me sa duket Mourinho është më i lidhur me Chelsea-n.