Mourinho preferon ‘luftën’ në stërvitje

loading...

Jose1

loading...

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho po përdor stërvitje ‘muskulore’, në eksperiencën e tij të dytë tek Blues.
Në fotografitë e publikuara nga tabloidi britanik Daily Mail shihen lojtarët duke e përdorur tërë forcën e tyre, në strategjinë e re të ‘Special One’ në përgatitje.
Jose2
Jose3
Ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit e sheh këtë mënyrën e duhur për ta mposhtur konkurrencën e Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, sezonin e ardhshëm.
Jose4

Lojtarët e ekipit nga Stamford Bridge u përballën me fuqi kokë më kokë, gjatë stërvitjes së fundit në Bangkok.
Disa prej lojtarëve bënë një betejë në mes vete, në aktivitete të ndryshme. /LajmeOnline/

loading...