“Mourinho nuk komunikon me lojtarët”

11778

Mourinho nuk komunikon më me lojtarët. Një tjetër shashkë e hedhur në ambientin e Realit të Madridit, këtë herë jo nga gazeta “Marca” por nga një gazetare që mund të cilësohet e besueshme sepse bëhet fjalë për të fejuarën e Iker Casillas, Sara Carbonero.

“Atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është e mirë. Tashmë dihet nga të gjithë se Mourinho nuk komunikon më me lojtarët e tij”, shprehet Carbonero.

Bukuroshja spanjolle nuk ndalet këtu, duke hipotezuar edhe largimin e teknikut portugez në fund të sezonit.

“Do të presim për të parë çfarë do të ndodhë në fund të sezonit kur Mournho të largohet”.

Një tjetër dëshmi pas asaj të gazetës “Marca” që zbuloi se Casillas e Sergio Ramos i dërguan një ultimatum presidentit Florentino Perez, duke kërkuar largimin e teknikut, në të kundërt kërcënuan me lamtumirën e tyre. Jose Mourinho ka një kontratë që e lidh me Realin e Madridit deri në vitin 2016, por zërat që e shikojnë larg skuadrës mbretërore janë shtuar shumë kohët e fundit.