Mourinho: Ndeshja Manchester United-Real Madrid ngjason me një finale

mou1

Manchester United–Real Madrid është vetëm kthimi i 1/8-ve të Champions League, por për Mourinhon nuk është vetëm kaq. Këtë herë portugezi i quajtur “Special One” i heq vetes epitetin për t’ia dedikuar atë sfidës në “Old Trafford”, një sfide special që vlen si një finale e Champions League. “Si ne ashtu dhe Manchester United prezantohemi në këtë takim në një moment shumë pozitiv. është e vështirë të bësh një prognozë dhe të parashikush se kush do të kalojë turin. Me siguri që bota do të ndalet për të na parë, pasi kjo ndeshje ngjason me një finale”.

Gjithshka nis nga barazimi 1-1 i sfidës së parë në “Santiago Bernabeu” rezultat që ju mundëson “Djajve të Kuq” të kenë ndonjë shans më shumë, por portugezi nuk është nga ata që niset i mundur, edhe pse Reali vjen në këtë sfidë pas dy fitoreve ndaj Barcelonës edhe pse Mourinho nuk feston shumë. “Ishin dy fitore të rëndësishme, por në dy kompeticione të ndryshme. Kampionatin tashmë e kemi humbur por gjithsesi ishte e rëndësishme të fitonim, ndërsa në Kupë kaluam në finale. Me siguri që ishin dy ndeshje shumë pozitive për ne”

Trajneri i Realit shpjegon se i ka të gjithë lojtarët në dispozicion me përjashtim të Casillias ndërsa sigurisht që kur bëhet fjalë për formacionin lojtari i parë për të cilin flitet është Cristiano Ronaldo. “Vjen në një formë shumë të mrië dhe besoj se do të luajë sërish në nivelin më të lartë, por do të preferoja që tifozët e Manchester United t’i kishin rezervuar fjalë pak të pëlqyeshme në vend të komplimentave. Në Manchester janë shumë inteligjentë dhe të ndershëm me të. Gjithsesi i meriton të gjithë lëvdatat që i kanë bërë ish-tifozët e tij dhe e gjithë pritja e mirë për të është mëse e merituar”.

Për sa i përket ecurisë së lojës Mourinho e ka të qartë vizionin e tij. “Pres një Manchester shumë të kujdeshëm, do të mbrohet në masë kur të sulmojmë ne dhe do të sulmojë me shumë njerëz kur ta kenë ata topin, gjithsesi edhe në te njëjtën gjë do të bëjmë”.