Mourinho-Morattit: Ritakohemi tek Inter pas tre vitesh

MOURINHO

E tashmja quhet Mazzarri, por në të ardhmen e Interit do të jetë sërisht Jose Mourinho. Të paktën nëse shikon ato që ka kanë publikuar mediatr italiane të cilat i referohen disa bisedave të presidentit Moratti me rastin e një takimi me disa parlamentarë.

“I telefonova Mourinhos për ta urur për rikthimin e tij tek Chelsea. E dini si mu përgjigj? Më tha se do të ritakohemi tek Inter pas tre vitesh”.

Ndërsa për sa i takon të ardhmes së klubit, padroni zikaltër ka konfirmuar marrëveshjen për shitjen e një pjese të shoqërisë manjatit indonezian Erick Thohir pavarësisht se nuk ka zbuluar shifra apo përqindje.

“Po punoj për të ardhmen e klubit duke kërkuar partner të cilët mund ta cojnë edhe më përpara Interin. Vazhdojmë të ëndërrojmë një stadium të gjithin tonin, objektiv që nuk kam ndërmënd ta harrojë”.

Pavarësisht se padron Moratti nuk ka dashur të japë shifra mendohet se Thohir dëshiron të blejë 75% të aksioneve për shifrën e 300 milion Eurove ndrësa prezantimin e tij me skuadrën italiane mund ta bëjë më datë 10 Gusht kur Inter të përballet me Realin e Madridit në një miqësore në Shtetet e Bashkuara.