Mourinho me Ronaldon te Chelsea?

foto

Të tjera detaje zbulohen nga mediat britanike mbi rikthimin e mundshëm të Jose Mourinhos në Premier League, pikërisht në krye të Chelsea. Sipas të përjavshmes “Sunday Express”, bisedimet mes portugezit dhe djejtuesve të bluve të Londrës kanë avancuar ndjeshëm, madje në to është përfshirë edhe transferimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos në Stamford Bridge.

Rafa Benitez, trajneri aktual i “Bluve” u ka konfirmuar pamundësinë për të vijuar në krye të kësaj skuadre pikërisht për shkak të avancimit të tratativave me teknikun aktual të Realit të Madridit, që ka krijuar marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin Roman Abramoviç.

Po sipas gazetës, Mourinho ka premtuar se do të kthehet në Londër bashkë me Cristiano Ronaldon, për të cilin manjati rus është gati të ofrojë 70 milionë euro.