Mourinho, kishte sharë keq futbollistët e Realit!

Gazetari i njohur Diego Torres së shpejti do ta publikoj librin për Jose Mourinhon gjatë periudhës që ai e udhëhoqi Real Madridin.
Libri me titull “I veçanti: Ana e errët e Jose Mourinhos” është shkruar nga gazetari i njohur i “El Paisit”, Diego Torres.
Torres është gazetar sportiv i cili gjatë karrierës së tij shumëvjeçare është specializuar në përcjelljen e Real Madridit. Për Torresin thuhet se ai tradicionalisht i ka pasur burimet e veta brenda futbollistëve dhe funksionarëve të klubit Mbretëror. Pikërisht kjo ishte baza për librin e lartpërmendur.
Pjesë të librit të Torresit i cili së shpejti do të publikohet si i përshtatur për tregun anglez nga revista “Times”, tashmë janë publikuar dhe të cilat kanë nisur ta dridhin botën e futbollit.
Në pyetje, natyrisht, është periudha kur Jose Mourinho e udhëhoqi klubin nga Madridi. Autori ka shkruar se Mourinho i kishte sjellë futbollistët në gjendje luftë kur luante me Barcelonën. Pa marrë parasysh se portugezi për një kohë ishte edhe ndihmës-trajner i Barcelonë, Torres shkruan se ai i kishte bindur lojtarët e Realit Madridit se Xavi, Iniesta, Puyol dhe të tjerët nuk ishin spanjollë, duke ua rritur urrejtjen për zonën separatiste të Katalonisë.
Para njërës nga ndeshjet me katalunasit, Mourinho kishte planifikuar që të befasojë duke e futur Pepen në mesfushë. Megjithatë, për fatin e tij të keq, e përditshmja spanjolle “Marca” disa orë para ndeshjes e kishte publikuar këtë informatë në internet. Ndeshja pati përfunduar 1:1 kurse Mourinho pas ndeshjes pati çfarë t’iu thotë futbollistëve të tij, duke e kuptuar se një informatë e tillë doli prej tyre.
“Ju jeni bijë kurvash, me tradhtuat! Kurrë nuk ka drejtuar skuadër më të keqe sesa kjo, tradhtar! Ju lutem që askush mos të nxjerrë zë për goje”, kishte thënë Mourinho i cili më pas një kanaçe me pije energjetike e kishte përplasur për muri. Ai po ashtu i kishte fyer edhe më pas lojtarët dhe në mënyrë demonstrative ishte larguar nga zhveshtorja. Të tjerat për epokën e Mourinhos në “Santiago Bernabeu” do t’i mësoni një ditët në vazhdim.