Mourinho këshillon Ancelottin si mposhtet Barcelona

mou

Paris Saint German (PSG) e kërkon për sezonin e ardhshëm trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, të paktën siç shkruajnë mediat sportive botërore, por tekniku portugez preferon t’i japë që tani një dorë ndoshta skuadrës që do ta drejtojë vitin tjetër duke e ndihmuar me këshilla se si mund të mposhtet Barcelona.

Duket shumë e çuditshme sepse një trajneri si Ancelotti që ka fituar 2 trofe të Champions League me Milanin nuk ka nevojë për këshilla, por prestigjozja L’Equipe shkruan me siguri që “Special One” i ka dërguar stafit francez një video të montuar e të detajuar me 2 ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës të cilat i fitoi Reali i Madridit.

Po sipas “L’Equipe”, Mourinho është mik i Ancelottit, Leonardos dhe presidentit Sheikut Al-Khelaifit dhe në videon e dërguar u ka përshkruar të “çarat” e mbrojtjes blaugrana dhe mënyrën se si Paris Saint German (PSG) mund të fitojë ndaj tyre. Dhe për një trajner që ka humbur vetëm 1 nga 8 El Clasicot e fundit me Barcelonën, stafi i Paris Saint German (PSG) duhet t’ia vërë veshin këshillave të tij.