Mourinho, Guardiola apo Ancelotti, trajneri më i suksesshëm në Champions?

0

Tre nga trajnerët më të mëdhenj të “Champions League”, në të gjitha kohërat, përplasen “kokë me kokë” këtë javë, për llogari të gjysmëfinaleve të këtij kompeticioni prestigjioz për klubet në Europë. Pep Guardiola, Karlo Anceloti dhe Hoze Mourinjo e kanë fituar më shumë këtë trofe, nga dy herë, ndërsa po përpiqen të bëjnë “tris” këtë sezon duke çuar Bajernin e Mynihut, Real Madrid apo Celsin drejt finales.

Të tre teknikët në fjalë kanë mundësinë për të bërë më të mirën që ka parë ky turne në historinë e vet 22-vjeçare, me një triumf të tretë, të mjaftueshëm për të kaluar rekordin e trajnerit më të suksesshëm në Ligën e Kampionëve, Sir Aleks Ferguson. Ikona e Mancester UTD arriti në finale në katër raste, duke fituar dy nga ato në vitin 1999 dhe 2008, ndërsa rekordin e tij të shtatë gjysmëfinaleve e ka arritur këtë sezon Mourinjo.

12 pjesëmarrjet në cerekfinale të Championsit nga ana e Fergusonit mbeten një “stacion” i patejkalueshëm.

0

Në tabelën e mësipërme janë renditur trajnerët me më shumë trofe të fituar në “Champions League” (duke filluar nga sezoni 1992-1993, kur ky kompeticion ndryshoi mënyrën e zhvillimit, që është edhe sot). Trajnerët vlerësohen fillimisht në bazë të numrit të fitoreve të këtij turneu, ndiqen nga paraqitjet përfundimtare, pastaj gjysmëfinalet dhe çerekfinalet.

Ferguson mbetet trajneri më i suksesshëm në Ligën e Kampionëve, por me Guardiolën, Mourinjon dhe Ancelotin në garë për të fituar një titull të tretë. Kësisoji, një nga kjo treshe do të mund të shkojë në krye të tabelës në fund të këtij sezoni.

Guardiola e fitoi dy herë Championsin me Barcelonën, në vitin 2009 dhe 2011, Anceloti bëri të njëjtën gjë me Milanin në vitin 2003 dhe 2007, duke humbur një finale në vitin 2005, ndërsa Mourinjo doli fitimtar me Porton në vitin 2004 dhe Interin në vitin 2010.