Mourinho: Bayern, Dortmund dhe Juventus mund të fitojnë Champions League

Mou

50-vjetori i lindjes nuk e gjeti në situatën më të mirë të mundshme Jose Mourinho-n. Reali i tij ndodhet 15 pikë larg Barcelonës në La Liga, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve e preson dy sfida të vështira më Manchester United, që nisur nga tani duken më shumë si një makth, ndërsa në Kupën e Mbretit pengesë janë sërish katalanasit.

Vetë “Special One” thotë se në këtë 50-vjetor ka pak për të festuar. Ai foli për situatën tek Reali, Kaka’ dhe të ardhmen, që me shumë gjasa s’do të jetë shumë e gjatë tek skuadra e Florentino Perez. “Kam të paktën edhe 20 vite karrierë dhe në kaq shumë kohë, gjithcka mund të ndodhë. Për shembull të rikthehem tek Interi, përse jo”, tha Mou duke bërë të ëndërrojnë sërish tifozët zikaltër.

Duke i ndalur tek Liga e Kampioneve, për portugezin favorite nuk është as Barcelona, as Reali dhe as Manchester United. “Dëgjoj të gjithë të thonë se favoritët janë Reali, Manchester United dhe Barcelona. Për mua jo. Unë që nga fillimi i sezonit kam thënë se Bayern Munchen, Borussia Dortmund dhe Juventus mund të fitojnë Champions League”, komentoi ai.

Ka ende shpresa për rikthimin e Kakà te Milan. Ai që lë gjithçka të hapur është Jose Mourinho: “Braziliani, para së gjithash, duhet të jetë i lumtur. Për të mund të jetë një zgjidhje e mirë. Por, për momentin mbetet një futbollist i Real Madrid”. Me këto fjalë të “Special One” dhe me reagimin e kolegut të tij të Manchester City-t, Roberto Mancini, i cili ka blinduar Balotelli-n, bëhet edhe më e gjallë pista që të çon drejt rikthimit të brazilianit me kuqezinjtë.

Tratativa është ende e vështirë dhe shumë larg marrëveshjes, sepse problemet fiskale, për të cilat ankohen Milan e Real, janë ende në fuqi. Shumë pak ka ndryshuar nga e hëna, kur “merengues”-it u thanë “Jo” kuqezinjve, ndërkohë që Galliani e mbylli përfundimisht si çështje. Megjithatë, mbeten edhe 6 ditë nga mbyllja e merkatos dhe klubi i rrugës “Via Turati” mund të ribëjë një tentativë tjetër, për të rikthyer në “shtëpi” Ricky-n.