Motra nuk e fal e Nazime Vishën: Më shkatërroi jetën! E vraftë Zoti, e bëftë zoti copa!


“Më ka shkatërruar jetën! E vraftë Zoti! E bëftë zoti copa”. Motra e Nazime Vishës, e martuar me vëllain e Fiqiri Muçës, i vrarë prej vajzës pasi i kishte kërkuar takim me telefon në Krrabë, katër vjet pas krimit është pjesë e familjes Muça. Ajo jeton përballë shtëpisë ku rrit fëmijët e veja e Fiqiriut dhe thotë se nuk ka për ta falur kurrë Nazimen.
Që prej ngjarjes Lutfia s’ka folur në telefon as me prindërit e saj dhe as me të motrën, një vendim i marrë prej saj ndoshta për të ruajtur familjen.
“Nuk flas! Nuk e marr ne telefon dhe nuk e kam takuar as në burg”, thotë Lutfia.
Me pakënaqësi e ka pritur dekretin e faljes veçanërisht bashkëshortja e Fiqiri Muçës.
“Ajo është një kriminele! Është një vrasëse. Po e pashë do ta vras”, thotë ajo.
Bashkëshortja e Fiqiriut thotë se Nazimja manipuloi gjykatat dhe opinionin me pamjen e të pafajshmes dhe se ka mashtruar kur pretendoi se ishte abuzuar seksualisht.
Për të, Fiqiri Muça ka bërë vetëm një gabim, që është tradhtia, madje gruaja kujton një rast kur ajo vetë kishte folur në telefon me Nazimen.
“Fola njëherë dhe i thashë kush je ti që shkon me babain e pesë fëmijëve? I kishte thënë tim shoqi. Ai nuk më rrahu, por e mori vesh që unë e dija”, rrëfen ajo.
nz