“Motra ime nuk ha bukë, po rron me serume”, flet vëllai i nënës së trinjakëve që vdiqën nga zjarri

Ngjarja e rëndë që tronditi Shqipërinë ditët e fundit ka qenë vdekja e trinjakëve 4-vjeçarë në Durrës si shkak i karbonizimit nga një zjarr i paqëllimshëm.

Të gjithë e komentuan këtë tragjedi në mënyra të ndryshme, madje edhe duke kryqëzuar nënën e tre vogëlushve, në një kohë kur Migena (e ëma) ka qenë personi që ka vuajtur më shumë vdekjen e tyre se çdo komentues gati cinik që qëndron pas tastierës.

Kanë kaluar 6 ditë qëkur ndodhi tragjedia, por çfarë bëhet me Migena Koçin, nënën 30 vjeçare?

Për këtë ka shkruar për JOQ.al vëllai i Migenës, ku ndër tjera shpalos edhe këtë sistem të kalbur shëndetësie:

Përshëndetje JOQ! Këtu është nëna e trinjakëve që vdiqën, jemi në urgjencën e Durrësit dhe e kemi mbuluar me xhupat e të afërmve dhe çarçafin e dyshekut e mora te shpia e saj, se asnjë nga këto k*rvat këtu s’kishte informacion ku ishin batanijet.
Ndryshe nga sa është thënë, motra ime nuk ndodhet në komisariat se nuk është vrasëse. Migena nuk po ha bukë dhe vetëm me serume rron.”

Të thuash “ngushëllime” në këtë moment nuk mjafton, veçse i urojmë zonjës Koçi ta gjejë forcën për të bërë përpara në këtë jetë, çdo humbje ka peshën e vet por ashtu siç thotë populli “Çfarë vjen prej Zotit nuk ke çfarë i bën, kështu ishte shkruar”…

Migena në spital.