Motra i bën gjëmën motrës. Ja në c’menyrë i merr shtëpinë

Motra i bën gjëmën motrës. Me anë të një prokure që dyshohet të jetë e falsifikuar, i ka marre shtepine e ka nxjerre ne rruge.

Policia ben me dije se jane referuar materialet ne prokurori per shtetasen M.B, vjeç 51, e cila dyshohet se ka perfituar mes falsifikimit banesen e te motres, E.P 53-vjec.
Njoftimi i policise

Më datë 27.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.B, vjeç 51, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të një prokure ka përfituar banesën e motrës, E.P vjeç 53, banuese në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.