Motra e Ritës mban shqiponjën në gjoks

2420-295x300

“Gjithmonë kujto se kush je dhe nga vjen”, është mesazhi që këngëtarja nga Kosova Rita Ora e përsërit vazhdimisht pothuajse në çdo intervistë ku ajo tregon me krenari se është shqiptare.
Këtë gjë duket se e ndjejnë në masë të madhe e tërë familja e saj.
Është motra e Ritës, Elena ajo e cila e ka shprehur krenarinë duke publikuar një fotografi e veshur me një bluzë me shqiponjën dykrenore në të.
“Shqiponja, Kosova, dashuri”, ka shkruar Elena në rrjetet sociale duke treguar me mburrje prejardhjen e saj.