MotoGP çmimi i Madh i SHBA, triumfon Marquez

1Marc Marquez ka fituar Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në cirkuitin e Laguna Seca, spanjolli i Hondës ka lënë pas Stefan Bradl (Honda) dhe Valentino Rossi (Yamaha).

Episodi që përcaktoi garën ishte parakalimi i Marquez ndaj Rossi-t në xhiron e tretë, një parakalim fotokopje si ai që vetë kampioni italian ka bërë ndaj Casey Stoner në vitin 2008, po në Laguna Seca.

Kjo është fitorja e tretë sezonale për të riun Marquez, i cili tashmë kryeson renditjen e përgjithshme me 16 pikë avantazh nga shoku i tij i skuadrës, Dani Pedrosa, i cili përfundoi garën i pesti.

I gjashti Jorge Lorenzo, i cili pasi mungoi në garën e kaluar, pati vështirësi fizike në këtë provë të radhës të botërorit të Moto GP.