Moti për javën e ardhshme!

loading...

mot-me-shi-edhe-jav-euml-n-e-ardhshme_hd

loading...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) paralajmëron mot me shi edhe gjatë fundjavës, kurse mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe në javën e parë të marsit

Nesër mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Temperatura minimale do të lëvizin në mes 2 deri 4 gradë celsius kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 9 deri 11 gradë celsius. Të premten do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm sa i përket fushave të temperaturave maksimale por që në orët e vona të ditës këto vranësirat kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu të karakterit lokal.

Vikendi do të përcillet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu të cilat do të jenë të dobëta deri mesatare.

Edhe java e ardhshme do të shoqërohet me një mot të ndryshueshëm dhe me reshje shiu të përziera me borë , kryesisht pas ditës së enjte. Temperaturat minimale dhe maksimale do të shënojnë zbritje, gjithashtu edhe presioni atmosferik do të bie, kurse do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi.

loading...