Moti i keq, çfarë thotë gojëdhëna e “plakave”

loading...


Ditët e fundit vendi është përfshirë nga reshje të dendura, ndërsa shpesh na ndodh të dëgjojmë shprehje si: e ka kohën sepse janë plakat. Por si është gojëdhëna e “plakave”. Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë, të dh’…fsha dimrin”. Në këtë moment, marsi tha: “Shkurt o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka?
Menjëherë pas kësaj, u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Mali Tomor është vendi ku plaka u ngri me bagëtinë e saj nga ditët qe mori hua muaji mars.

A ekzistojnë vërtet ‘plakat’?

“Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka?

Kjo gojëdhëne mbi dymijë vjeçare përdoret e tillë edhe në ditët e sotme. Çdo muaj mars kur moti pëson ndryshime të ndjeshme, miti i “Plakës” bëhet më i gjallë. Sipas rrëfimeve brez pas brezi në fillim apo në fund të marsit (në varësi të interpretimit sipas krahinave), janë te ashtuquajturat “plaka”, të cilat sjellin edhe mot të ftohtë në të gjithë vendin.

Specialistët etnografë tregojnë se gojëdhëna e “plakës” është e lidhur ngushtë me mënyrën se si njerëzit atëherë i konceptonin ndryshimet e motit dhe natyrës. Sipas gojëdhënave shqiptare, mali Tomor është vendit ku plaka u ngri me bagëtinë e saj nga ditët që mori hua muaji mars. Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit, kur marsi i morri ditë borxh shkurtit gjë që shpjegon edhe shkurtësinë e këtij të fundit.

Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit. Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin apo dhe vende të tjera të botës. Por sa njihet miti i “plakës” në ditët e sotme dhe a i besojnë atij?

Nga konstatimet e bëra 10 vitet e fundit, meteorologët pranojnë se tre ditët përmbyllëse të marsit kanë sjellë mot të ftohtë dhe me reshje. Për këtë fenomen të përsëritur, specialistët nuk kanë shpjegime se përse ndodh pikërisht në ditët e fundit. Si gjithmonë prilli vjen me mot të mirë. Dita e parë e muajit do ë sjelle përmirësime të ndjeshme.
plakatemarsit_1461600293-4012455

loading...

loading...