Motër e vëlla të rrezikuar nga mungesa e ilaçit jetik(Video)

loading...

Në emisionin invetigativ “STOP”, që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan, vjen rasti i një motre dhe vëllai, të cilët janë të prekur nga një sëmundje e rrallë që dobëson muskujt. Shqetësimi i tyre është që, prej 8 muajsh nuk gjejnë ilaçin që u duhet për të bërë një jetë normale.

Kjo mungesë vjen pas vendimit të Ministrisë e Shëndetësisë për të hequr nga lista e barnave, ilaçet jo shumë të domosdoshme, duke lënë pa mjekim një kategori shumë të rëndësishme që vuajnë nga sëmundja e quajtur “Myasthenia Juvenile Grave”.

Ilaçi jetik për këta persona është Mestinoni, që fatkeqësisht, që prej Qershorit të vitit të shkuar, nuk gjendet më në tregun shqiptarMotër e vëlla të rrezikuar nga mungesa e ilaçit jetik(Video)

loading...

loading...