“Mosshitja e Rooneyt mund ta çrregullojë Unitedin”

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, mendon se homologu i tij te Manchester Unitedi, David Moyes, mund ta çrregullojë sezonin e Djajve të Kuq duke mos e lejuar largimin e Wayne Rooneyt.

Sulmuesi anglez dëshiron të largohet nga Old Trafford, ndërsa Blutë janë një nga klubet e interesuara për shërbimet e tij.
f.0723163745240_m

Portugezi u ka thënë gazetarëve se është më mirë për një menaxher që sa më herët të dijë se cilët lojtarë do t’i ketë në dispozicion për sezonin e ri.

Për më shumë, portugezi ka mohuar se po bën lojë psikologjike me Moyes duke u munduar që ta çrregullojë Unitedin me kërkesën për transferimin e 27-vjeçarit.