Mos u shëndoshni gjatë pushimeve, 6 këshilla si ta ruani veten

loading...

Për të shmangur shtimin në peshë gjatë sezonit të pushimeve, duhet të shmangni patjetër vaktet e tepërta. Ato që krijojmë zakonisht pasditeve, apo edhe para drekës. Kështu, nuk duhet që të porositni ushqime të tilla si patatinat, të cilat ju shëndoshin. Më mirë, një sallatë verore frutash.

Mos u shëndoshni gjatë pushimeve, 6 këshilla si ta ruani veten
loading...

1. Evitoni vaktet e tepërta

Për të shmangur shtimin në peshë gjatë sezonit të pushimeve, duhet të shmangni patjetër vaktet e tepërta. Ato që krijojmë zakonisht pasditeve, apo edhe para drekës. Kështu, nuk duhet që të porositni ushqime të tilla si patatinat, të cilat ju shëndoshin. Më mirë, një sallatë verore frutash.

2. Pini shumë ujë.

Pini sa më shumë pije, dhe sidomos ujë, për të shmangur kilet e tepërta kur jeni me pushime. Uji, në fakt, është i përkryer për të hidratuar trupin, duke plotësuar stomakun dhe larguar ndjesinë e urisë.

3. Jo vakte të rënduara

Kujdes nga vaktet e rënduara, nëse nuk dëshironi të fitoni peshë gjatë pushimeve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të llogaritur sasinë e kalorive të marra me çdo vakt.

4. Mos kini turp nga kamarieri

Nëse nuk e dini me çfarë lloje salcash apo përbërësish është bërë pjata juaj, mos ngurroni ta ktheni mbrapsht atë. E nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me ushqimin, mos kini droje aspak nga kamarieri. Si rregull, pranoni ushqime të ziera, në vend të atyre të skuqura apo të pjekura. Kjo do t’ju ndihmojë për të zvogëluar kaloritë e padëshiruara.

5. Parandaloni tundimet e të ngrënit

Qëndroni larg tundimeve tuaja në lidhje me të ngrënit! Nëse jeni në det ose në pishinë, gjithmonë mbani fruta të freskëta afër për të shmangur nevojën e shuarjes së urisë me ushqime që përmbajnë kalori.

6. Qëndro aktiv, ndërsa je me pushime

Ka shumë aktivitete që ju mund të bëni ndërsa jeni me pushime. Ecni sa më shumë duke zbuluar vende të reja, sikundër mos iu ndani shëtitjeve romantike në plazh në muzg. Mos harroni edhe biçikletën. Një ide e përsosur.

loading...