Mos u mashtroni nga dashuria e ekranit Gylsren-Xhihan…në të vërtetë ata urrehen! Ja arsyeja

loading...


Në skenar Gylseren dhe Xhihani dashurojnë njëri-tjetrin më shumë se këdo, por sapo kamerat Ýken, aktorja Nyrgyl Jeshilçaj dhe Erkan Petekaja janë në luftë të hapur.
Një prej aktoreve më të famshme të ekranit turk, Nyrgyl papritur vendosi që të largohet nga “Fate të kryqëzuara” në serinë e 50-të, duke shtyrë skenaristin që të sajonte një vdekje të saj.

Nyrgyl, në një intervistë përpara disa ditësh për gazetaren e famshme turke Ayse Arman, akuzoi Erkanin për fyerje dhe tha se në një skenë, që sipas skenarit, kërkohej që çifti të puthej, partneri e kishte refuzuar duke i thënë Nyrgylit: “Ti këtë po prisje, je gjithmonë gati për kështu skenash.”

Pas kësaj, pati një debat të nxehtë midis Erkanit dhe Nyrgylit, duke shtyrë këtë të fundit që të largohej nga seriali. Erkani ka vijuar duke deklaruar se ajo është një vajzë e lehtë dhe se “Nëse unë do të thoja të vërtetën, do të tundej dheu.”

Në Turqi, Nyrgyl konsiderohet si një prej aktoreve më të mira televizive, por gjithashtu njihet për natyrën e saj të lirë dhe për qëndrimet e saj anti-maskiliste, raporton Revista Anabel.

Erkani nga ana tjetër, ka qenë edhe herë të tjera në media për deklarata përçmuese ndaj aktoreve femra, siç ndodhi gjatë xhirimeve të filmit të tij të fundit “Oyle bir gecer zaman ki”. Ai është i famshëm për karakterin e tij problematik dhe ka pasur sherre deri në rrahje.
gel

loading...

loading...